Tronditet Çiklizmi, Chris Froome pozitiv në testet anti-doping

13/12/2017 09:33

Bota e çiklizmit u zgjua me një lajm shokues: Chris Froome ka rezultuar pozitiv në testet antidoping.

Katër herë fituesi i “Tour de France” ka rezultuar pozitiv në kontrollet e bëra gjatë triumfit të shtatorit të vitit të kaluar në xhiron e Spanjës.

Por pavarësisht gjetjes së substancave të ndaluara te Froome, Federata Botërore e Çiklizmit ka thënë se britaniku nuk do të pezullohet.

Top Channel