Uashington, Ruçi merr pjesë në Forumin Parlamentar për Inteligjencën dhe Sigurinë

10/12/2017 12:03

Kryetari i Kuvendi, Gramoz Ruçi, mori pjesë në Forumin Parlamentar për Inteligjencën dhe Sigurinë në Uashington.

Gramoz Ruçi shoqërohej në forum nga Taulant Balla, Mimi Kodheli, Anastas Angjeli dhe Fatmir Mediu. Kryetari i Kuvendit i informoi kongresmenët dhe senatorin për ecurinë e deritanishme të implementimit të reformës në drejtësi dhe mbi procesin e vetting-ut.

Ruçi është shprehur në takim me kongresmenët amerikanë se “heqja e tatimit të dyfishtë Shqipëri-SHBA është incentivë që do t’i bënte kompanitë amerikane më të interesuara për investime në Shqipëri”.

Gjithashtu, Ruçi kërkoi prezencë më të lartë të kompanive amerikane në Shqipëri.

Top Channel