Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë një 57-vjeçar, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Bizë u sekuestrua drogë dhe municione.

Gjon Brahe, banues i këtij fshati në zonën e Ishmit u prangos pasi policia gjeti dhe thotë se provoi që një sasi prej 3 kilogramësh hashash dhe 156 copë fishekë të kalibrit 7.62 mm, i përkasin atij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Top Channel