Hamilton nuk ka limit: Dua titullin e pestë

09/12/2017 13:12

Përshtypjet e Nico Rosberg kanë qenë krejtësisht të gabuara dhe të gjithë dashamirësit e Formula 1 mund të rrinë të qetë: Lewis Hamilton nuk ka ndërmend që të largohet nga F1, madje ai tanimë është me më shumë ambicie. Në prag të ceremonisë ‘gala’ ku ndahen edhe çmimet për të gjithë fituesit, piloti britanik ka deklaruar edhe objektivin e tij të ri.

“Nuk mendoj fare për rekordet e Schumacher dhe 7 titujt e tij kampion bote – tha Hamilton – Do të dëshiroja më shumë të arrija Fagion me 5 tituj kampoin bote”.

Pikërisht një vit më parë, pas fitimit të titullit të tij të parë dhe të vetëm si kampion bote, Nico Rosberg deklaroi tërheqjen nga F1. Një lajm shokues për botën e automobilizmit, që do të ishte edhe më i madh nëse Hamilton do të ndiqte zërat, që vetë Rosberg i zbuloi. Por Hamilton nuk është Rosberg: nuk ka tërheqje, përkundrazi. Britaniku i Mercedes kërkon të barazojë numrin e titujve kampionë që ka Juan Manuel Fangio, 5 tituj, ndërsa ka dyshime se mund të barazojë rekordin e Schumacher.

“Duke shpresuar që do të jem në këtë formë edhe për disa vite, shpresoj të arrij të barazoj rekordin e vënë nga Fangio”, tha Hamilton për gazetarët përpara mbrëmjes ‘gala’ që do të zhvillohet në “Palace of Versailles”.

“Kur isha i vogël mendoja se në moshën 28 vjeç do të isha bërë me familje. Por sot gjithçka ka ndryshuar, kështu që është e vështirë të bësh parashikime”, tha Hamilton që ndërkohë foli edhe për kundërshtarin e tij direkt. “Nuk pres që Vettel të bëjë të njejtat gabime si në këtë sezon. Kështu që duhet vitin tjetër të jem edhe më i fortë, për të qëndruar përpara tij”.

Top Channel