Komiteti i Emergjencave Civile njoftoi se sipërfaqja e përmbytur po reduktohet. Vetëm 2 mijë e 600 hektarë tokë mbeten nën ujë, nga të cilat 2 mijë e 500 hektarë në Fier dhe 100 hektarë në Lushnjë.

Komiteti paralajmëron se mbetet ende prezent rreziku nga rrëshqitja e dherave dhe gurëve në akset rrugore, ndaj u bëhet thirrje shoferëve të lëvizin me kujdes.

Ekspertët vazhdojnë të vlerësojnë dëmet në urat e dëmtuara dhe ka nisur riparimi i disa prej tyre. Në të njëjtën kohë po përforcohen argjinaturat, ndërsa vazhdon puna për të përmirësuar cilësinë e ujit në ujë-sjellësit e prekur nga përmbytja.

Në shtatë shkolla ende nuk ka nisur mësimi. Kosova, Bullgaria dhe disa agjenci të OKB-së, kanë dërguar në Shqipëri ndihma humanitare.

Top Channel