Dhjetra përdorues të Whats App raportojnë në rrjetet sociale se e kanë të pamundur të dërgojnë apo marrin mesazhe, tekst, foto apo video përmes këtij aplikacioni.

Në Twitter është përhapur me shpejtësi hashtagu “Whats App Doën” , ndërkohë që është i paqartë shkaktari i këtij problemi.

Janë të paqarta përmasat e avarisë, por Whats App numëron mbi 1 miliardë përdorues në mbarë botën dhe një defekt i vogël mund të cenojë komunikimin mes miliona përdoruesve.

Deri më tani, vetë kompania nuk ka komentuar asgjë.

Top Channel