Presidenti Ilir Meta, homologu i tij Hashim Thaçi, kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi, kryeministri Edi Rama por dhe pjestarë të kabinetit qeveritar të Shqipërisë dhe Kosovës ishin mëngjesin e së martës në Sheshin e Flamurit, ku zhvillohet ceremoniali i ngritjes se flamurit.

Dhe vendosen kurora ne varrin e Ismail Qemalit. Më pas, në ambientet e Shtëpisë së Flamurit, u prezantuan dhe logo zyrtare e vitit mbarëkombetar të Gjergj Kastriot Skënderbeut.

“Ne shqiptarët jemi krenar për këtë figure historike, simbol i bashkimit tonë në luftërat për liri, e mbi të gjitha simbol i rëndësishëm i lidhjes historike të Shqipërisë me Europën dhe mbarë botën”, tha presidenti Meta.

“Jemi një komb me dy shtete sovrane. Të dy shtetet tona kanë një ëndërr, një qëllim, integrimin e plote në institucionet euro-atlantike”, tha Thaçi.

“Le t’ja dalim së bashku që duke reflektuar mbi historinë e lavdishme që Skënderbeu shkroi… të vazhdojmë rrugën pa kthim të proceseve demokratizuese, të konsolidimit të shtetit ligjor, të sigurisë, të reformave transformuese në një rrugëtim Europian”, tha kryeministri Rama.

Gjatë vitit 2018, i cili perkon dhe me 550 vjetorin e vdekjes se heroit tone kombëtar, Qeveria e Shqiperise dhe ajo e Kosoves, kane parashikuar nje sere aktivitetesh kulturore dhe historike, qe lidhen me figuren e Gjergj Kastriot Skenderbeut.

Top Channel