Dosja 5D, shtyhet procesi në GJKKO, ja kur do të mbahet seanca e radhës Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Durrës, ku babai mbante peng dy fëmijët e tij të mitur.
Aleks Marku kishte disa ditë që kishte ardhur dhe kishte marrë apartamentin me qira në katin e parë të këtij objekti tetëkatësh ku jepen apartamente me qira buzë detit, në zonën e Shkëmbit të Kavajës. Aleks Marku nuk ka qëndruar vazhdimisht në të dhe pas ikjes së fundit është rikthyer mbrëmjen e djeshme. Banorë të zonës thonë se e kanë parë dhe të dehur, ndërsa fëmijët lëviznin pa kujdes në zonë, sipas korrespodentes së Top Channel, Vali Qyrfyçi.
Ndërkaq punonjës të hotelit thonë se nuk dukej person me probleme.
Top Channel