Autori i vrasjes së efektivit të “Shqiponjave” ende në arrati. FNSH dhe RENEA kryejnë kontrolle në tre pika, ja ku dyshohet se fshihet

15/05/2024 10:53

Ndërkohë që ka kaluar dy ditë nga vrasja e punonjësit të policisë “Shqiponja” të Fierit Novruz Cenalia, ende nuk ka asnjë shenjë për gjetjen dhe kapjen e autorit 23 vjecarit Azgan Mërnica.

Forca të policisë vijojnë që të bëjnë kontrolle edhe sot. Forcat speciale RENEA po kryejnë kontrolle në tre pika.

Kryqëzimi qe lidh fshatin Baltëz, në fshatin Sulaj në drejtim të fshatit Pojanit afër Apolonis. Ndërkohë që edhe grupe të FNSH janë pozicionuar në Apolloni dhe fshatin Pojan, ndërsa ende nuk ka asnjë informacion ku mund të ndodhet autori.

 

Top Channel