Kryeministri Edi Rama ka komunikuar nëpërmjet një videokonference me misionin shqiptar të Forcave të Armatosura në Afganistan. Pranë tyre ka qënë ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, e cila shprehu krenarinë e shtetit shqiptar me këta djem e vajza.

“Në çdo takim, ne çdo komunikim me përfqësues të ndryshëm të Aleancës dëgjoj me krenari fjalët më të mira dhe përshkrimin më dinjitoz për gjithë praninë dhe veprimtarinë tuaj atje. Jemi shumë mirënjohës dhe krenar për ju”, tha Rama

Ai ka folur me pjesën më të madhe të ushtarëve shqiptarë, prej të cilëve mori gatishmërinë dhe krenarinë që i shërbejnë Atdheut dhe NATO-s.

Top Channel