Kryeministri Rama ka thërritur në një takim në Kryeministri deputetët socialistë, anëtarë të Komisionit të Ligjeve.

Në qendër të takimit që ka zgjatur rreth një orë është diskutuar për çështjen e mandatit të kryeprokurorit të ri, por edhe shkarkimi i kreut të Komisioni Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri, për të cilën një javë më parë grupi i PS u shpreh se do të nisë të gjitha procedurat e nevojshme për ta larguar.

Mandati i Adriatik Llallës përfundon më 4 dhjetor, por procedurat për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri ende nuk kanë nisur.

Sipas reformës në drejtësi, të drejtën për hapjen e procedurës dhe dërgimit në Kuvend të një liste me kandidatët për Prokurorë të Përgjitshëm e ka Këshilli i Lartë i Drejtësisë, i cili ende nuk është themeluar.

Top Channel