Rekord historik në boks, “knock out” për 11 sekonda – VIDEO

19/11/2017 16:39

Ndeshja e boksit e zhvilluar në Belfast mes afrikanojugorëve Zolani Tete dhe Soiboniso Gonya ka hyrë në historinë e këtij sporti.

Kjo për faktin se Tetes iu deshën vetëm 11 sekonda për të hedhur në “Knockout” kundërshtarin e tij në këtë duel për titullin botëror duke vendosur një rekord historik. Rekordi i mëparshëm ishte 17 sekonda dhe i takonte ish-kampionit të botës për peshat super të lehta Daniel Jimenez në përballjen me Harald Geier.

“E dija që Goniya nuk do të rezistonte, Fitova me sulmin e parë”, tha Tete, i cili më pas konfirmoi dëshirën e tij për të sfiduar irlandezoveriorin Ryan Burnett, kampion botë në kategoritë IBF dhe ËBA për të unifikuar titujt.

Top Channel