Rama i përgjigjet akuzës së opozitës: Projekti “1 miliard”, i pastër

14/11/2017 09:51

Akuzave të opozitës se qeveria do të përdorë buxhetin e shtetit dhe programin “1 miliard euro” të investimeve për pastrimin e parave të drogës, kryeministri u ka dhënë një përgjigje të prerë.

“Nëse ka një projekt ku nuk diskutohet fare pastërtia e burimit të të ardhurave është ky program, ndaj nga kjo konferencë u kërkoj të gjithë atyre që janë detyruar të dëgjojnë të tilla shpërthime të qeshin e jo të qajnë”, tha Rama.

Sipas kreut të qeverisë, garancia për pastërtinë e programit “1 miliard euro” janë financuesit e tij, bankat private. “Nëse ka një sistem ku ekonomia informale nuk ka shans të penetrojë, ky është sistemi bankar”, tha Rama.

“Reforma ndaj informalitetit është bërë më prioritare për autoritetet shqiptare dhe sektori bankar me rrjetin e tij duhet të ofrojë ndihmesën për këtë qëllim të përbashkët”, tha nga ana tjetër guvernatori i BSH, Gent Sejko.

Vetë bankat e shohin programin “1 miliard euro” si një mundësi për zhvillimin e ekonomisë shqiptare.

“Përpara ka një oportunitet të madh që ne të punojmë së bashku si partner të besueshëm për të injektuar financë në projektet publike të infrastrukturës përmes programeve të partneritetit publik privat”, deklaroi Periklis Drougkas, kryetar i Shoqatës së Bankave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA