Abuzim me pronat në Spille, arrestohen 6 punonjës të Hipotekës

14/11/2017 13:27

Gjashtë punonjës të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Kavajë janë arrestuar me urdhër të prokurorisë, për abuzim me pronat në bregdetin e Spillesë.

Ndërsa priten arrestime të tjera, burime nga Prokuroria e Kavajës sqarojnë se të përfshirë në tjetërsimin e pronësisë së Brezit të Gjelbër në Spille janë komisionerë tokash, ish-kryetarë komune dhe të ZRPP-së.

Artan Kazazi, Nezir Lecini, Andi Gjeci, Aida Kollçaku, Dashamir Çullhai dhe Ilir Kaja përballen me akuzat “shpërdorim detyre” dhe “falsifikimi i dokumentave nga persona që e kanë për detyrë t’i lëshojnë ato”.

Hetimet për këtë skandal për tjetërsimin e pronësisë së Brezit të Gjelbër të bregdetit të Spillesë kanë nisur nga prokuroritë e Kavajës dhe Tiranës.

Top Channel