Kreu i shtetit Ilir Meta nuk ka preferuar të japë ndonjë koment lidhur me situatën aktuale në vendet, dosjet “Habilaj” apo “Sota” dhe ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

“Nuk kam ndonjë prononcim për çështje konkrete, po për thellimin e mëtejshëm të luftës së krimit të organizuar do të kemi në vijim prononcim”, është shprehur presidenti.

Ai mori pjesë në 65-vjetorin e Universitetit të Veterinarisë, ku mbajti dhe fjalën e rastit. I pyetur edhe për kreun e ri të SHISH, z. Meta nuk ka dashur të japë asnjë koment.

Top Channel