Pagat rriten 5%, përfitojnë vetëm mësuesit, mjekët dhe infermierët

03/11/2017 14:35

Qeveria ka vendosur të rrisë pagat për vitin e ardhshëm, por jo për të gjithë punonjësit e shtetit. Ministri i Financave Arben Ahmetaj zbardhi para deputetëve se cilat kategori do të përfitojnë nga rritja.

“Ne kemi menduar në buxhet rritje sektoriale pagash për arsimin dhe shëndetësinë”, tha ministri Ahmetaj.

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave, nga rritja e pagave do të përfitojnë 31 mijë mësues në të gjithë vendin si dhe 18 mijë mjekë dhe infermierë.

Ndonëse ende nuk është vendosur përfundimisht se kur do të hyjë në fuqi rritja e pagave, varanti paraprak që po diskutohet parashikon që ajo të nisë nga 1 korriku, ndërsa masa e rritjes mendohet se do të jetë rreth rreth 5 për qind.

Për pensionistët parashikohet që të ketë indeksim, pra një rritje e pensioneve rreth nivelit 2 për qind për të kompesuar rritjen e çmimeve, ndërkohë që për kategoritë e tjera të punonjësve pagat do të mbeten të pandryshuara.

Top Channel