Dygolësh i Sadikut, Legia hipotekon kualifikimin

25/10/2017 23:34

Armando Sadiku ka qenë protagonist në ndeshjen e sotme të Legias së Varshavës, të vlefshme për Kupën e Polonisë.

Legia triumfoi 1-3, në transfertën ndaj Drutex, ndërsa Sadiku arriti të shënojë dy gola. Sulmuesi elbasanas shënoi golin e parë, në fillim të ndeshjes dhe golin e tretë, në minutën e 89’.

Me këtë fitore Legia është thuajse e kualifikuar, ndonëse do të luhet edhe ndeshja e kthimit në Varshavë.

Sadiku u transferua te Legia në verën e këtij viti, por kohët e fundit minutat në dispozicion të tij kanë qenë të pakta.

Top Channel