Kryemadhi: Rama shantazhon hapur drejtësinë

23/10/2017 12:12

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka komentuar në një konferencë për mediat qëndrimin e grupit parlamentar socialist, shprehur përmes kryetarit të PS-së Edi Rama.

Deklarata e tij tha Kryemadhi është një dëshmi publike për ta kthyer drejtësinë në zgjatim të krimit. “Drejtësia po përballet sot me një pengesë të madhe që nuk janë vetëm kriminelët po dhe kryesuesi i falangës që mbështet dhe sakrifikohet për ta. Shqiptarët sot panë një kryeministër që shantazhon hapur drejtësinë dhe e kërcënon atë,duke dashur ta lërë shqiptarët në duar të trafikantëve. Edi Rama po lë shqiptarët në duart e kriminelëve, gjobëvënësve vrasësve me pagesë. Fjala e tij sot ishte një dëshmi publike jo e qëndrimit të një kryeministri, po e një pazari mes kriminelëve që ndajnë rolet e hesapet mes tyre”, tha znj. Kryemadhi.

 

Ajo i ka bërë apel prokurorisë “të mos intimidohet po t’i shkojë të vërtetave deri në fund sepse është kjo që presin shqiptarët”.

Top Channel