Partizani merr fitoren e tretë, Iuliano: Po fitojmë besim

22/10/2017 16:43

Ka dalë i kënaqur nga transferta në Shkodër, trajneri italian i Partizanit, Marc Iuliano ku doli i fituar me gol të Basrak që në minutën e 4-t. Pas ndeshje ai ka thurur elozhe lojtarët për atë çka dhanë në fushën e lojës dhe shprehet akoma edhe më optimist për të ardhmen.

“Komplimentoj futbollistët sepse kanë vuajtur një ndeshje të vështirë, presioni i kundërshtarit ishte i lartë, e rëndësishme ishte fitorja, për ecurinë e skuadrës”, u shpreh Iuliano.

Duket se të kuqtë kanë lënë pas periudhën e errët të humbjeve në Superligë duke shënuar dhe fituar në tre ndeshjet e fundit të luajtur, çka për marc Iulianon tregon se po vjen skuadra e madhe që ai ka premtuar.

“Pas tre fitoreve skuadra ka fituar besim. Po rritemi veçanërisht në anën fizike, kemi ndryshuar mënyrën e lojës, më të përqendruar, rikuperojë shumë topa dhe po fillojmë të kemi një lojë shumë me kolektive. Shpresoj shumë që të rrisim edhe më shumë nivelin e lojës. Kam premtuar që do ndërtoj një skuadër të mirë, me shpirtin e duhur. Ndeshjet janë të ndryshme, por jam i kënaqur me atë qe kam parë, duke luajtur mirë dhe duke marrë rezultate”, deklaroj pas ndeshjes Iuliano.

Top Channel