Italia, Ventura ndjen dhe hijen e Capello-s

12/10/2017 00:00

Jo vetëm Antonio Conte, mbi Gian Piero Ventura ka lëshuar hijen e tij edhe Fabio Capello, edhe pse ky i fundit ka edhe një vit kontratë me klubin Jiangsu në Super Ligën Kineze.

Sipas medias italiane, ish-trajneri i Anglisë dhe Rusisë tashmë ia ka bërë të ditur pronarëve të klubit që është kompania Suning që ka edhe Interin, dëshirën e tij për t’u larguar duke hequr dorë nga paga e tij e majme prej 10 milionë eurosh në vit, kontratën për të cilën e nënshkroi vetëm pak muaj më parë.

Gjithnjë sipas medias italiane, duket se Capello ka nostalgji për vendin e Apenineve dhe pankina e “Të Kaltërve” është një tundim jo i vogël për Capellon. Ndërkaq, te Ventura frika e shkarkimit nga detyra është rritur ndjeshëm, pavarësisht rinovimit të kontratës me Federatën Italiane të Futbollit deri në vitin 2020, pasi gjithçka do të varet nga ndeshjet e “play off”-it të Botërorit 2018.

Top Channel