Higuain: Dua të fitoj gjithçka

12/09/2017 00:00

Gonzalo Higuain ka deklaruar në një intervistë të gjatë për “The Guardian” se me Juventusin ka për qëllim që të fitojë gjithçka.

“Te Juventusi luan për të fituar gjithçka. Sezonin e kaluar iu afruam këtij objektivi, këtë sezon do provojmë sërish”, tha sulmuesi argjentinas.

Duke folur për futbollin dhe marrëdhënien e tij me golin, Higuain deklaroi: “Futbolli të shkakton presion të vazhdueshëm dhe duhet të mësohesh të bashkëjetosh me të. Mund të fitosh 7 ndeshje radhazi, por nëse nuk fiton 2 të tjerat, po luan keq dhe quhesh në krizë. Unë nuk jam i fiksuar me golin, jam i detyruar të shënoj. Nëse je sulmues, duhet të shënosh”.

Top Channel