Qëndrimi i stërzgjatur i Demi Rose në Ibiza nuk lidhet vetëm me pushimet. Modelja 22-vjeçare prej andej po promovon linjën e vet të të brendshmeve, ndërsa në kokë ka edhe një projekt tjetër.

Ajo njoftoi përmes rrjeteve sociale disa ditë më parë se do të provojë veten në fushën e DJ dhe ku më mirë se në Ibizan e mbushur me turistë gjatë ditëve të nxehta të verës mund ta bëjë këtë?

Në shkurt, ajo publikoi në Instagram miksimin e parë të vetin dhe reagimi i fansave ishte pozitiv, çka thotë se e shtyu që të ndjekë pasionin e dytë që ka, pas modelingut.

Top Channel

FOTO
Një DJ si Demi Rose