Itali-Shqipëri, Ventura: Mendojmë për kualifikimin

20/03/2017 00:00

Për Giampiero Ventura, ndeshja me kombëtaren shqiptare është thelbësore për ecurinë e Italisë në eliminatoret e Botërorit 2018.

Kjo është ajo që ka deklaruar trajneri i Italisë në konferencën për shtyp të mbajtur në kuadër të përgatitjeve për përballje me kuqezinjtë e Gianni De Biasit.

Ku ai u bëri apel tifozëve për të qenë të pranishëm në Renzo Barbera të Palermos.

“Ajo me Shqipërinë është një sfidë shumë e rëndësishme për ne pasi në lojë është çështja e kualifikimit- shpresoj që tifozët tanë të vijnë në Palermo pasi kjo është hera e parë që luajmë një ndeshje zyrtare kundër Shqipërisë. Problemi është sesi do të paraqitemi në këtë përballje. E kam thënë prej kohësh që kemi futbollistë të rinj shumë interesantë.

Mendoj se do jemi një surprizë e këndshme në Botëror, por në fillim duhet të kualifikohemi”, u shpreh trajner i Italisë.

Ventura po e përgatit ndeshjen me skuadrën tonë përfaqësuese me disa mungesa si Chiellinit, Bernardeschi e Gabbiadinit, ndërkohë që nuk kanë munguar emrat e rinj në skuadër si ai i Petagnjës dhe portierit Meret.

Top Channel