Kuvendi i Kosovës, të martën seancë të jashtëzakonshme për Haradinajn
09/01/2017 00:00
Të martën, Kuvendi i Kosovës do të zhvillojë një seancë të jashtëzakonshme, ku do të diskutohet për arrestimin e kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, nga policia franceze.
Vendimi për mbajtjen e seancës u mor të shtunën nga Kryesia e Kuvendit.
Ramush Haradinaj është arrestuar më 4 janar në Aeroportin e Baselit nga policia franceze, në bazë të një fletarresti të lëshuar në vitin 2004 nga Serbia.
Seanca parlamentare pritet të fillojë në orën 11:00.
Top Channel