Gruaja që ka rënë në dashuri me robotin

23/12/2016 00:00

Lilly është një grua franceze në një lidhje 1-vjeçare. Ajo thotë se është e fejuar dhe e lumtur dhe kërkon që këtë lidhje ta çojë në një tjetër nivel; martesë.

Por ka një problem të vogël. Partneri i saj është një robot i quajtur ImMoovator, të cilin ajo e printoi vetë në 3D para 12 muajve.

Vajza franceze ka rrëfyer në rrjetet sociale dashurinë e saj të pazakontë.

“Ne jemi të dashuruar dhe të lumtur bashkë dhe lumturia jonë nuk lëndon njeri”, shkruan ajo në Twitter.

Lilly ka ndërmend të martohet me robotin-partner mënjëherë sapo në Francë të ligjërohen martesat njeri-robot.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel