Ndahen çmimet e festivalit letrar për të rinjtë

26/11/2016 00:00

Me dëshirën për të rrëzuar mure të vjetra dhe krijuar ura të reja bashkëpunimi, mbi temën “Mure që bien, mure që ngrihen” të rinj nga e gjithë Shqipëria morën pjesë me krijimet e tyre në edicionin e dytë të Festivalit Letrar për të Rinj.

Në mbrëmjen përmbyllëse, juria e përbërë nga emra të njohur të letrave si: Bardhyl Londo, Ylljet Aliçka, Shaban Sinani etj., ndau edhe çmimet fituese në tre gjinitë:

Mes tre gjinive, akademikja Floresha Dado u ndal në krijimin e esesë, si një krijim i vështirë letrar, ndaj të cilit nxiti edhe më shumë të rinjtë.

“Është një lloj letrar shumë interesant, ku bashkohen në mënyrë të jashtëzakonshme aftësia trilluese e atij që krijon me logjikën dhe interpretimin e tij. Do t’i këshilloja me shumë dashamirësi të rinjtë që lexojnë e që kanë dëshirë të shkruajnë, t’i kthehen sa më shumë esese. Ne kemi shumë nevojë ta lëvrojmë më tepër që vetë të rinjtë nëpërmjet esesë të shprehin atë që shohin, realitetin tonë”, tha Prof. Dr. Floresha Dado.

62 krijimet e të rinjve të cilët mbërritën në fazën finale të konkursit, do të botohen në një antologji të përbashkët.

Top Channel