“Provim mature” me piktura/ Ekspozita e nxënësve të shkollës së pikturës Jakov Xoxa

30/04/2024 18:26

Një prezantim krejt ndryshe kanë zgjedhur maturantët e degës së pikturës të shkollës ‘Jakov Xoxa’ në Fier.

Rreth 90 piktura të realizuara në teknika të ndryshme dhe fotografi janë prezantuar për herë të parë para publikut fierak në galerinë e arteve “Vilson Kilica” të këtij qyteti.

Sipas drejtorit të shkollës Andi Bakiu, kjo është një risi në veçanti për diplomantët e degës së pikturës që ballafaqohen për herë të parë me publikun.

Ky prezantim por edhe punët e arrira të nxënësve kanë ngjallur mjaft emocione edhe tek profesorët e degës së pikturës që kanë qenë pranë krijuesve të rinj gjatë viteve të shkollës.

Ndërkohë vetë nxehësit kanë përjetuar emocionet e ballafaqimit me një publik më të gjerë si edhe praninë e miqve dhe familjarëve.

Shkolla artistike ‘Jakov Xoxa’ në Fier vijon traditën e bukur duke përgatitur artistë të rinj në degët e muzikës, picturës dhe fotografisë.

Top Channel