Armir Grimaj, trajneri i ri i kombëtares së femrave

22/04/2016 00:00

Altin Rraklli largohet në mënyrë të çuditshme duke dhënë dorëheqjen nga drejtimi i kombëtares së femrave.

Lajmi është publikuar nga Federata Shqiptare, e cila përveç se nuk dha asnjë shpjegim për largimin e kavajasit, prezantoi trajnerin e ri që do të drejtojë femrat shqiptare duke filluar nga 2 ndeshjet e fundit në eliminatoret e europianit, i cili do të jetë Armir Grimaj.

“Do të mundohemi ta çojmë përpara punën e mirë që ka bërë Rraklli deri tani. Objekrivi jonë është të bëjmë një përfaqësim sa më dinjitoz në dy ndeshjet e radhës edhe pse janë dy kundërshtarët, ndoshta, më të fortë të grupit”, u shpreh Grima, trajneri i ri i Kombëtares së femrave.

Nën drejtimin e Rrakllit, kombëtarja shqiptare e femrave ndodhet e fundit në grupin 3, pasi ka 6 humbje në 6 ndeshje, ka shënuar vetëm 3 gola kundrejt 22 golave që ka pësuar nga Franca, Greqia, Rumania dhe Ukraina kundërshtaret që ka në këtë grup.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA