Në betejën për të fituar majat e botës, Google mund të kalojë shumë shpejt Apple.

Ajo që ndan dy kolosët e teknologjisë, sipas Wall Street Journal, janë vetëm 15 miliardë në kapitalizimine tregut. Por nëse Apple ecën me ngadalë, duket se është Facebook ai që tremb Google. Në rrezik në këtë rast, është tregu i reklamave dixhitale mobile, ku Facebook ka bërë hapa gjigantë.

Është pikërisht reklamimi që do të jetë ‘termometri’ i tremujorit të Google, duke pritur këtë të hënë mbylljen e bursave të Wall Street.

Google ka 33% të të ardhurave të tregut global të internetit mobile, kundrejt 17% të Facebook. Por rrjeti social ka qënë më i shpejtë për të lëvizur drejt ‘mobile’, dhe kjo mund ti kushtojë shumë Google. Analistët presin një rritje të të ardhurave për aksionet e Google 18% në 8.10 dollarë për aksion.

Top Channel