Telefoni i ri i BlackBerry, Priv është mjaft i mirë. Sipas vlerësimi të “The Verge” është hera e parë që kompania po krijon një telefon të vërtetë Android që ka të gjitha aplikacionet e Android-it, përfshi dhe të Google.

Është telefoni i parë Android që aktualisht ka dhe një tastierë fizike. Dhe diçka tjetër, thotë “The Verge”, çmimi. Ai kushton 699 dollarë, dhe është pak i rëndë për standardet e Android-it.

The Verge rendit nëntë cilësi të telefonit të ri të BlackBerry:

 

BlackBerry bëri një përshtatje të mirë të Android;

Megjithatë ka ende disa viruse;

Dizenjimi i pajisjes është mjaft i mirë;

Tastiera e saj fizike është mjaft e përshtatshme;

Software i saj është plot me ide të mira;

Kamera e Priv është shumë cilësore, por është shumë e ngadaltë;

Tastet e tastierës janë mjaft të shpejta;

Priv është mjaft i shtrenjtë për një telefon Android;

Emri “Priv” ka lidhje me diçka të zgjuar dhe të heshtur, “Privacy dhe Privilege” thotë kompania.

 

Top Channel