Banka “Pacific Crest” ka publikuar një raport surprizë në lidhje me shitjet e telefonit iPhone 6S. Sipas këtij raporti, thuhet se “Apple është e zhgënjyer” pas rënieve të shitjeve të telefonit më të fundit të saj.

Shitjet për iPhone 6S filluan me 25 shtator, ndërsa kompania Apple deklaroi se vetëm në tre ditë kanë shitur mbi 13 milionë telefonë, duke bërë që raporti i bankes të tingellojë i çuditshëm.

“Pacific…” thotë se shitjet pritet të jenë edhe më poshtë parashikimeve të ekspertëve, të cilët në fillim thanë se Apple do të shesë rreth 67 milionë iPhone 6S.

Por, përkundër këtij raporti, Apple pret që të kalojë shifrën e 76 milionë telefonëve të shitur në bazë të një periudhe të caktuar. Shifrat zyrtare për shitjet do të publikohën në vitin 2016.

Top Channel