Procesor quad-core 1.3 GHz, ekran IPS 7 polësh, kamera në pjesën e përparme dhe në atë të pasme, kapacitet deri në 128 GB dhe mbi të gjitha vetëm 60 dollarë.

Amazon ka vendosur të konkurrojë me çmim dy gjigantët Samsung dhe Apple që aktualisht dominojnë tregun e tabletëve.

Kompania amerikane prezantoi Amazon Fire. “Sot bëjmë një hap të rëndë drejt të ardhmes, drejt objektivit tonë për të ofruar produkte cilësore me cilësi superiore dhe çmime të përballueshme për të gjithë”, deklaroi Jeff Bezos, drejtor ekzekutiv i Amazon.

Përveç këtyre, tableti vjen së bashku me arkivën gjigante të Amazon, që do të thotë, më shumë se 38 milionë këngë, libra, aplikacione, lojëra dhe hapësirë palimit për ruajtjen e të dhënave.

Produkti do të nisë shitjet nga 30 shtator dhe vjen në pesë ngjyra, i zi, blu, portokalli, jeshil dhe rozë.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel