Aplikacioni më popullor i vizatimit në iPad, Paper nga Fiftythree, së shpejti do jetë edhe në iPhone, thuhet në blogun e kësaj kompanie.

Aktualisht, aplikacioni është i disponueshëm vetëm në iPad. Apple e shpalli aplikacionin më të mirë për iPad në vitin 2012, vetëm pak pasi kishte dalë.

Fiftythree ka thënë se aplikacioni do të jetë falas.

Lapsi, i cili mund të lidhet me telefonin tuaj përmes Bluetooth-it, pritet që të jetë më i madh, megjithëse ende nuk bëhen të ditura specifikat e tij për iPhone.

Është e qartë pse ky aplikacion vjen tani, pasi edhe telefonët iPhone kanë ekran më të madh, që është shumë e rëndësishme për këtë aplikacion.

Top Channel