NASA, të gjithë në garë për orët e astronautëve

16/08/2015 00:00

NASA kërkon nga ju që të ndërtoni një aplikacion për orët smart për astronautët në hapësirë.

Laboratori i NASA-s (NTL) iu është drejtuar njerëzve me njohuri në programim që t’i ndihmojnë me një aplikacion për orët smart që mund t’ju lehtësonte jetesën dhe punën astronautëve në hapësirë.

NTL ka thënë se të gjithë ata që duan të marrin pjesë në këtë konkurs, duhet që të ndërtojnë aplikacionin duke pasur si referencë pajisjen (hardware) e Samsung Gear 2.

Aktualisht, astronautët përdorin vetëm laptop dhe iPad, mirëpo synohet që në të ardhmen e afërt të kenë edhe orë smart, për t’ju ardhur në ndihmë për realizimin e detyrave të tyre.

Fituesi do të marrë 1 500 dollarë si shpërblim, ndërsa për të intersuarit, informata më të detajuara se si do të duhet të jetë i ndërtuar ky aplikacion, do të mund t’i gjeni në faqen zyrtare te NASA-s.

Top Channel