Smartphone-t “Xiaomi” do të prodhohen edhe në Brazil

30/06/2015 00:00

Gjiganti kinez i teknologjisë “Xiaomi” po shqyrton mundësinë e prodhimit të smartphone-ve në Brazil, tha të martën një zyrtar i lartë i kompanisë.

Gjithashtu, duke filluar nga 7 korriku do të fillojë shitja e smartphone-ve “Redmi 2” në tregun brazilian me një çmim 160 dollarë.

“Redmi 2” është prezantuar në janar të këtij viti. Ai përmban ekran 4.7 inç me rezolucion (1280×720) IPS dhe lidhje 4G LTE. Pajisja fuqizohet nga një proçesor quad-core 1.5GHz, së bashku me 1GB RAM dhe 8GB memorie të brendshme, e cila mund të zgjerohet deri në 32 GB nëpërmjet microSD.

“Redmi 2A” ka gjithashtu një kamera të pasme 8 megapixel me Flash LED, kamera frontale 2 megapixel dhe bateri me kapacitet 2,200 mAh.

“Xiaomi” ishte njëra prej kompanive më me ndikim në industrinë e “telefonave inteligjentë” në vitin 2014. Duke ofruar smartphone me teknologji të lartë dhe çmim të ulët, kompania kineze arriti të bëhej shqetësuese për rivalët e saj.

Top Channel