Facebook po fiton terren ndaj YouTube-it të Google, si një vend i lirë për kompanitë e mëdha për të tregëtuar produktet e tyre përmes videove online, raporton Reuters.

Konkurrenca për shikuesit e videove hap një front të ri përplasjeje mes dy gjigantëve të web-it, që gjithashtu konkurrojnë në lloja të tjera reklamimi, duke bërë apelin e tyre për konsumatorit e rinj dhe ndërkombëtarë, thotë një studim i Ampere Analysis.

Ampere parashikon një “garë armësh” të reja për reklamat mes dy rivalëve, kokë më kokë, në termat e përmasave të audiencës me rreth 1.4 miliardë dhe 1.3 miliardë përdorues aktiv çdo muaj, respektivisht për Facebook dhe YouTube. Kjo do të thotë që konsumatorët janë më të detyruar të shohin reklama, por edhe të shohin një program të pasur videosh.
 
Reuters shkruan se interneti do të tejkalojë televizionin në 12 tregje kryesore, duke përfaqësuar 28 për qind të shpenzimeve globale më 2017.

Videot online tashmë po rriten me shpejtësi të madhe se çdo kategori tjetër dixhitale, duke u rritur vetëm në 2014 me 33%.

Ampere Analysis argumenton se Facebook po transformohet nga platforma me përdorimin e shumë reklamave, në ndërtimin e një brandi të përgjithshëm që do të “dërgojë” njoftime që preferojnë kompanitë e marketingut, për tu siguruar që mesazhet e tyre aktualisht janë parë.

Aktualisht, YouTube mbetet më fleksibël në platformën e marketingut, duke ofruar reklama që dalin para, gjatë apo pas videos që tregohet.

Top Channel