Nëse dëshironi bukë të thekur, por nuk ju durohet sa të bëhet, vjen thika që ju duhet, pasi kjo shpikje jo vetëm që do të presë bukën, por edhe do e thekë në të njëjtën kohë.

Colin Furze, një shpikës mjaft i njohur në internet, ka krijuar “FurzoToasto”, e cila është një mikrovalë e modifikuar dhe e transformuar, e lidhur me një kabëll që kalon nëpër një tub dhe në fund lidhet me thikën.

Por pse? Ndosha dikush i ka kërkuar Furze diçka të tillë, dhe ai nuk është një djalë që tërhiqet nga këto lloj sfidash.

Kjo thikë, megjithatë, mund të jetë më e mira që kur buka ka filluar të pritet. Thika në fakt në pamje të parë të jep përshtypjen e një sharre. Por… nëse do të priteshit me thikë pa fashje, do të duhej thjesht ndihma e parë, por nëse bëni gabime me thkën e Furze, do t’u duhet ambulanca.

Top Channel