Moda e selfie do të bëhet një emoji. Emoji, një prej atyre vizatimeve që përfaqësojnë objekte, apo shprehje fytyre dhe që më shpesh përdoren për t’u shprehur në chat, në vend të fjalëve.

Konsorciumi Unicode, që merret me kodifikimin e karaktereve në mënyrë që të shfaqen në të njëjtën mënyrë në çdo vend dhe në çdo program, ka vendosur dhe selfie në listën e emoji të re kandidate për t’u kodifikuar në vitin 2016.

Emoji të reja përfshijnë rreth 30 vizatime. Mes këtyre janë ato të klounit, të Pinokut, kapelet kauboj, balerinat, njeriu me smoking dhe gruaja shtatzënë, shtrëngimi i duarve dhe gishtat e kryqëzuar, skuteri dhe monopati.

Në fushën e kulinarisë shfaqen brioshi, kastraveci, karrota dhe proshuta. Nga kafshët do të jenë dhelpra, rosa, peshkaqeni, shqiponja, bufi dhe gjeraqina.

Zgjedhja e këtyre – shpjegon konsorciumi – ka një sërë arsyesh: disa janë të pranishme në chat, të tjera mendohet se kanë përdorim të gjerë; dhe disa të tjera akoma shërbejnë për të garantuar barazinë gjinore.

Top Channel