Prodhimet shqiptare me vulën e cilësisë

17/06/2014 00:00

Tregjet shqiptare kanë tashmë prodhuesit e parë me vulën e cilësisë ‘Made in Albania’. Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti shpërndau çertifikata për 7 prodhues të verës, vajit të ullirit dhe mjaltit, duke garantuar kështu se këto subjekte respektojnë standarde të larta higjeno-sanitare dhe cilësi të lartë.

Vula e cilësisë është e vlefshme për një periudhë 1-vjeçare nga data e dhënies së saj, ndërsa më pas prodhuesi i nënshtrohet sërish kontrollit për ta përfituar apo jo atë.

“Me këto çertifikata kemi origjinë të kontrolluar të prodhimit bujqësor, set standardesh të cilësisë dhe sigurisë dhe proces të kontrolluar teknologjik që e lidhin produktin me një rajon të caktuar”, deklaroi Panariti.

Vula e cilësisë do të shpërndahet edhe për produkte të tjera, ndaj ministri i Bujqësisë ftoi fermerët që të plotësojnë kriteret e të aplikojnë për të marrë çertifikatën pas kontrollit përkatës.

Top Channel