Librazhd, djali vret babanë me thikë

12/01/2014 12:00

Një krim i rëndë brenda familjes ndodhi mëngjesin e së dielës në Librazhd, ku djali qëlloi për vdekje babanë e tij me thikë.

Policia e Shtetit informoi se ka arrestuar në fshatin Togëz shtetasin Ermir Çota, i cili për motive ende të panjohura, goditi disa herë me thikë babanë, Ferit Çota.

Ndonëse babai u dërgua me urgjencë në spitalin rajonal, ai ndërroi jetë gjatë rrugës si pasojë e plagëve të marra.

Djali vrasës u arrestua pak minuta pas kryerjes së krimit.

Kjo vrasje brenda familjes vjen vetëm një ditë pasi opinioni publik u shokua nga një tjetër krim i shëmtuar brenda familjes, kur një baba u arrestua në Lushnje, pas denoncimit të së bijës 13-vjeçare për përdhunim.

Top Channel