Vlorë, policia merr në mbrojtje familjen e vrasësit

08/01/2014 00:00

Policia e Vlorës ka gjetur armën me të cilën u vra një 32-vjeçar dhe u
plagosën 2 persona të tjetër në zonën e ‘Ujit të Ftohtë’ dy ditë më
parë.

Arma e tipit kallashnikov me të cilën 30-vjeçari Kreshnik Nazëraj qëlloi për vdekje mbi 32-vjeçarin Merdar Binjakaj, duke plagosur edhe dy kushërinjtë e tij Klodian Binjakaj dhe Reshat Muskaj u gjet në një kosh plehrash disa metra larg vendit të krimit.

Sipas policisë së Vlorës, shkak i ngjarjes së rëndë dyshohet se është bërë mos shlyerja e një qiraje nga ana e viktimës dhe dy të plagosurve të tjerë, ndaj babait të autorit të krimit i cili nuk është kapur ende nga policia. Ndërkohë blutë e Vlorës kanë marrë në mbrojtje familjen e vrasësit për të parandaluar ndonjë gjakmarrje të mundshme nga pala  tjetër.

Top Channel