Кandidatja për president e VMRO-së, Gordana Siljanovska po kryeson në zgjedhjet presidenciale ndaj kandidatit të LSDM-së, Stevo Pendarovski me 111 mijë vota epërsi.

Nga gjithësej 1.814.317, janë numëruar 812.840 vota

Kandidati për President, Stevo Pendarovski ka pranuar humbjen dhe i uron punë të suksesshme kundërshtares nga radhët e VMRO-DPMNE-së.

Ndërkohë që akuzoi BDI-në e cila ka bërë thirje për bojkot. Pendarovski me këtë rast tha se pavarësisht rezultatit ai ka ndërgjegjen e pastër, dhe pyeti nëse edhe ata të cilët thirrën në bojkot kanë ndërgjegjen e pastër.

“E dimë se ka disa raporte për disa parregullsi, por këtë ua lemë organeve kompetente që të mos mbetet asnjë njollë ndaj procesit zgjedhor. I uroj fituesve, u dëshiroj sukses në punë gjatë katër viteve, gjegjësisht 5 viteve të ardhshme. Koncepti imë për një Maqedoni multietnike të integruar në strukturat euroatlantike nuk gjeti mbështetje tek votuesit, megjithatë unë mbetem në qëndrimin se vetëm një Maqedoni e tillë mund të jetë prosperuese. Megjithatë ndërgjegja ime është e pastër. Por nuk e di nëse e kanë ndërgjegjen e pastër edhe ata të cilët thirrën në bojkot“, deklaroi Stevo Pendarovski, kandidat për president.

Në këto zgjedhje, që u mbajtën më 8 maj, të drejtë vote kishin 1.8 milion qytetarë të Maqedonisë së Veriut.

 

 

Top Channel