Fëmija i parë i 2014, një djalë

01/01/2014 00:00

Bebi i pare qe ka lindur ne minutat e para te ketij viti ne Tirane eshte
nje djale. Noeli, femija i pare edhe per çiftin e ri me fat, erdhi ne
jete me nje lindje natyrale tek materniteti “Nëna Geraldinë” dhe peshon
3.9 kg.

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, i cili per here te pare nga ky post ben nje vizite te tille ne nje maternitet, uroi nenen e re dhe falenderoi te gjithe ata qe kane punuar naten e Vitit te Ri per t’u dhene qytetareve sherbimet e nevojshme.

“Dua të shfrytëzoj këtë mundësi për t’i uruar të gjithë shqiptarëve, gëzuar 2014! Besoj se është momenti për të shprehur nën emër të të gjithëve mirënjohje, respekt, falenderim për mjekët mamitë, infermierët, të cilët janë në krye të detyrës edhe kur ne vijojmë të festojmë”, tha Beqja.

Tek materniteti tjeter “Niko Gliozheni”, pak me vone sesa Noeli, ka lindur Enxhi. Vajza e dyte e nje familjeje, por e para per 2014-en. Te 3-ja lindjet deri ne mengjes ne kete maternitet kane qene vajza, te cilat kane barazuar numrin e djemve qe kane lindur ne maternitetin tjeter.

Per ministrin e Shendetesise ky vit eshte i rendesishem per risite qe sjell ne sherbimin shendetesor per qytetaret.

“Do të fillojmë për herë të parë zbatimin e paketës së kontrollit bazë për shqiptarët në grupmoshën 40-65 vjeç pas asaj cfarë u vendosur në miratimin e buxhetit. Do të nisim me dy mamografë të lëvizshem në mënyrë që ta shtrijmë në të gjithë territorin e vendit atë që është e domosdoshme për të patur më shumë parandalim dhe më shumë diagnostikim të hershëm të sëmundjeve që po përhapen për fat të keq shumë në Shqipëri. 2014 do te jete viti i ktheses se qenesishme per permiresimin e kujdesit shendetesor në Shqipëri”, tha Beqja.

Top Channel