Vizita e fundit e Arvizut në Vlorë

22/10/2013 00:00

Kreu i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika ka pritur mesditën e së martës Ambasadorin Amerikan, Aleksandër Arvizu.

“Vlora ka qenë qyteti i parë që kam vizituar, qytetarët e Vlorës janë shumë mikpritës dhe është e vështirë për mua t’ju them lamtumirë. Unë ju falenderoj shumë për Këndin Amerikan që ju keni krijuar në Bibliotekën e Vlorës”, tha nga ana e tij Ambasadori Arvizu.

Gjithashtu amabasadori Arvizu vlerësoi kryebashkiakun e Vlorës, Shpëtim Gjika për festimet e 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Takimi u bë me dyer të mbyllura në ambientet e Bashkisë së Vlorës.

Top Channel