Durrës, sherr mes të rinjve, humb jetën 28-vjeçari

09/09/2013 00:00

Një 28-vjeçar është vrarë me armë zjarri në fshatin Radë të rrethit të
Durrësit. Ngjarja kriminale ndodhi në oren 21.45 të së dielës në fshatin
Radë të Manzës, pas një sherri mes disa të rinjsh në një lokal të
fshatit.

Nga hetimet e para rezulton se grindja mes te rinjve eshte pasuar me vrasjen e shtetasit Festim Lamaj, 28 vjeç, banor i fshatit, sapo ka dale nga lokali. I riu eshte derguar menjehere ne spitalin e Durresit nga familjaret, po nuk ka mundur te mbijetoje.

Drejtoria e Policise se qarkut Durres beri te ditur se eshte gjetur arma e krimit dhe eshte shoqeruar nje nga te rinjte qe mori pjese ne sherr, ndersa vazhdon puna per kapjen e autorit. Nuk eshte bere ende i ditur emri i personit te shoqeruar dhe as i autorit te ngjarjes.

Forca te shumta policore, perfshire dhe ato RENEA kane shkuar ne fshat dhe po punojne per kapjen e autorit, qe eshte larguar me shpejtesi pas krimit. Postoblloqet policore kane bllokuar levizjen ne rrugen qe lidh autostraden me Gjirin e Lalzit per te mos lejuar largimin e autorit nga rrezja e kontrollit. 

Burime te policise lokale bejne te ditur se ne funksion te hetimit jane shoqeruar dhe mjaft persona per te dhene deshmite e tyre. Nderkohe grupi hetimor ka kryer veprimet e para ne vendin e ngjarjes dhe ka nisur punen per zbardhjen e plote te vrasjes.

Top Channel