Elbasan, motori del nga rruga, humbet jetën 22-vjeçari

28/08/2013 00:00

Një i ri në Elbasan ka humbur jetën mbrëmjen e të martës, si pasojë e një aksidenti me motor.

Ngjarja rrugore ka ndodhur më fshatin Shalës të Elbasanit, ku një motor ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, 22-vjeçari Sadik Luta.

22-vjeçari është transportuar me urgjencë për në spitalin rajonal të Elbasanit, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka humbur jetën. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti të rëndë.

Top Channel