23 qershori e më pas zgjedhjet për kryetarin e partisë, duket se kanë përcarë kryesinë e Partisë Demokratike.

Deklaratat në media dhe në rrjetet sociale të drejtuesve të kësaj force politike janë shprehje e pakënaqësisë ndaj kryetarit të ri të partisë apo në rastin më të mirë ndaj procesit që u zhvillua për zgjedhjen e tij.

Të enjten, nënkryetari i demokratëve, Astrit Patozi tha se ish-kryetari, Sali Berisha gaboi me procesin e 22 korrikut. Të premten, deklaratën e Patozit kryetari i ri i demokratëve, Lulzim Basha e interpretoi si shenjë e lirisë së brendshme të partisë, ndërsa u kujdes të theksonte se ishte zgjedhur nga 41 mijë votuesit demokratë që morën pjesë në proces.

Por reagimi i radhës “shpërfillës” ndaj Bashës mbërriti nga nënkryetarja e PD-së, Jozefina Topalli. Topalli hodhi në profilin e saj në Facebook një foto të ish-kryetarit Sali Berisha shoqërua me komentin: “Demokratët përjetë me Sali Berishën”.

Me sa duket Topalli ka lënë të kuptojë kryetarin e ri të PD-së,se pavarësisht fitores në zgjedhje, nuk ka mbështetjen e gjithë demokratëve.

Polemikat mes demokratëve në rrjetet sociale kanë shkuar më tej. Elvi Fundo, ish-këshilltari i Ministrit të Financave, Ridvan Bode është përfshirë në një debat me Enkelejd Alibeajn. Fundo flet për proces të manipuluar.

“Një mik kërkon fakte për procesin e deformuar. E dua kokëfortë faktin thotë. Po fakti i parë ishte mesazhi ‘Të shporet Elvi Fundo nga Korça se po bën fushatë për Olldashin’. Ndërkohë prefektë, drejtorë, sahanlëpirës të të gjitha llojeve bënin fushatë hapur për Bashën. Kush bënte fushatë për Sokolin ishte armik, për Bashën s’ka gjë. Një komunë mungon totalisht dhe nga 300 anëtarë nuk voton askush. Një komunë, e cila është e babait të përfaqësuesit të Bashës, voton 99.9999 për qind. Një fshat mungon totalisht, themelues e drejtues në vite mungojnë”, shkruan Fundo.

Top Channel