Kaosi i sallave të lojrave

01/07/2013 16:00

Në një sallë lojrash fati, për shkak të një konflikti mbeti i vrarë pak ditë më parë një 21-vjeçar.

Por në fakt të tilla salla lojrash, fati, elektronike, apo pika bastesh
janë shtuar së shumti në kryeqytet, duke u bërë një vendburim
konfliktesh mes të rinjve, adoloshentëve e pse jo edhe fëmijëve të cilët
nuk pengohen t’i frekuentojnë ato. Psikologët e shohin mjaft shqetësues shtimin pa fre të këtyre pikave, pasi sipas tyre kanë rritur agresivitetin tek të rinjtë dhe fëmijët.

“Këto biznese duhen kontrolluar, të paktën duhet të bëhen të paaksesuseshme nga fëmijët. Duhet të ketë rregulla të forta që ata të mos futen atje. Jo domosdoshmërisht mund të jenë lojra fati, por janë lojra ku derdhet gjak, ku luftohet me njëri-tjetrin, e të tjera. Gjithashtu, këto lojra mund të çojnë në një nivel agresiviteti dhe fëmija ka një llojë mbartjeje të kësaj ndjesie e energjie të cilën do ta shprehë”, deklaron psikologia Jorida Rustemi.

Bashkia e Tiranës vjeshtën e kaluar miratoi në Këshillin Bashkiak me vota të mazhorancës që të gjitha lojrat e fatiti të ushtronin aktivitetin e tyre në zonën e ish-uzinës së autotraktorëve, në mënyrë që ato të transferoheshin në periferi të kryeqytetit.

Madje, atyre që do të qëndronin në kryeqytet do t’u shtohej një taksë e përkoshshme, e përcaktuar sipas zonave deri në datën 31 mars të vitit 2013. Zona A, 1.000 lekë/m2; Zona B, 700 lekë/m2; Zona C, 500 lekë/m2. Ndërsa pas datës 31 mars 2013, për të gjitha subjektet që nuk do të lëvizin drejt periferisë, kjo shumë do të 10 fishohej.

Subjektet që do të zhvendosnin aktivitetin në periferi brenda datës 31 dhjetor do të përfitonin rimbursim 100 për qind të pagesës së kryer. Kurse për zhvendosjen brenda datës 31 mars 2013, rimbursimi ishte në vlerën 50%. Ky vendim ka hyre në fuqi më datën 1 tetor 2012.

Por ai nuk është zbatuar pasi asnjë kazino nuk është zhvendosur e për më tepër në kryeqytet ushtrojnë aktivitetin e tyre me qindra lojra fati të paliçensuara.

Top Channel