Kukës, 10-vjeçari u qëllua aksidentalisht nga e motra

18/06/2013 00:00

Policia e Kukësit zbardhi ngjarjen e rëndë ku humbi jetën një 10-vjecar.

Sipas njoftimit zyrtar, fëmija u qëllua aksidentalisht me çiftën e gjyshit nga e motra e tij 9-vjecare.

Të dy fëmijët po luanin me armën në shtëpinë e tyre në fshatin Shikaj, kur papritur vajza e vogël e shkrepi dhe plumbi përshkoi trupin e djalit duke i shkaktuar atij dëmtime të rënda në organet e brendshme. Fëmija ndërroi jetë rrugës për në spitalin e Kukësit.

Top Channel