Tenton të kthehet me not në Greqi, mbytet emigranti

03/06/2013 00:00

Drama e një emigranti është mbyllur me përpjekjen tragjike për t’u
kthyer me not në Greqi, pas deportimit nga autoritetet greke.

Mbremjen e te shtunes, policia ka identifikuar trupin pa jete qe doli ne bregdetin e plazhit te Durresit te shtunen. Nga verifikimet e bera rezulton se viktima eshte Ilir Çuni 41 vjeç nga Tirana, i njohur dhe me emrin Viktor. Dy dite me pare, ai u kishte telefonuar familjaret e vet per t’u thene se do te kthehej ne Greqi, duke kaluar me not Kanalin e Korfuzit.

Nga ekspertiza mjeko-ligjore ka rezultuar se vdekja e Cunit ka ardhur si pasoje e mbytjes. Moti i keq dhe deti i dallgezuar e kane bere te pamundur aventuren e 41 vjecarit. Drejtoria e Policise se qarkut Durres beri te ditur se viktima ishte deportuar nga Greqia pak kohe me pare.

Trupi pa jete i tij u gjet mbremjen e se shtunes nga banore te zones, ne sektorin “Apollonia” te plazhit te Durresit. Ne veshjen e tij u gjet nje dokument me emrin e shtetasit Viktor Murrizi nga Tirana, i datelindjes 20 maj 1972, dokument qe ndihmoi ne identifikimin me te shpejte te kufomes ne bashkepunim me autoritetet policore te kryeqytetit.

Top Channel